Rrjete sociale:

twitterfacebookGoogle PlusYou Tube

Videot më të shikuara

Kush është në linjë

Gjithsej 784992

Aktualisht janë 17 vizitorë dhe asnjë përdorues në linjë

Pyetje:
“Një burrë e ka rruajtur mjekrën e tij për shkaqe politike, kur i drejtova pyetjen se pse e ka bërë këtë gjë, u përgjigj: ”S’kam mundësi të bëj propagandë fetare në këtë kohë vetëm  se me anë të  rruajtjes së mjekrës.”

A është i arsyetuar ky përson për këtë veprim?”

Përgjigje:
“Nuk i lejohet muslimanit të rruajë mjekrën e tij për shkaqe politike apo për shkak që t’i mundësohet atij propaganda islame. Detyrë për të është që të lëshojë mjekrën, për të zbatuar urdhërin e të Dërguarit të All-llahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) i cili ka thënë:

قصوا الشوارب وأعفوا اللحى خالفوا المشركين

Shkurtoni mustaqet dhe lëshojini mjekrat, kundërshtoni idhujtarët.1

Nëse ai nuk mund të kryejë detyrën e propagandës fetare vetëm me anë të kësaj mënyre, të shkojë në një vënd tjetër ku e kryen këtë propagandë pa pasur nevojë që të rruajë mjekrën!

Kjo, nëse ai ka dije rreth asaj që kërkon të thërrasë në të. Siç theksohet edhe në argumentet fetare në të cilat All-llahu Subhanehu ue Teala thotë:

ادْعُ إِلَى سَبِيلِ رَبِّكَ بِالْحِكْمَةِ وَالْمَوْعِظَةِ الْحَسَنَةِ وَجَادِلْهُمْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ

”Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me kundërshtarët në atë mënyrë që është më e mira.“2

Gjithashtu dhe fjala e Allahut të Lartësuar:

قُلْ هَذِهِ سَبِيلِي أَدْعُو إِلَى اللَّهِ عَلَى بَصِيرَةٍ أَنَا وَمَنِ اتَّبَعَنِي

“Thuaj: Kjo është rruga ime, thërras në rrugën e Zotit tim me dije, unë dhe ata që më pasojnë mua.”3

Gjithashtu ka thënë i Derguari i All-llahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem):

من دل على خير فله مثل أجر فاعله

“Kush udhëzon tek një e mirë, ka shpërblimin e atij që e vepron atë të mire.”4

Gjithashtu dhe fjala e Resulit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) drejtuar Aliut (radijellahu anhu!) kur e dërgoi tek çifutët e Hajberit për xhihad dhe Daue (Thirrje Islame):

ادعهم إلى الإسلام وأخبرهم بما يجب عليهم من حق الله تعالى، فوالله لأن يهدي الله بك رجلاً واحداً خير لك من حمر النعم

“Thirri ata në Islam dhe tregoju atyre se çfarë detyrash kanë ndaj All-llahut të Lartësuar dhe betohem në All-llahun, se nëse All-llahu udhëzon me ty një person, do të jetë më mirë për ty se sa një deve e kuqe.”5

Ajetet kur’anore dhe hadithet që flasin për obligimin e propagandës islame janë të shumta. Nevoja e muslimanëve dhe e të tjerëve për këtë propagandë është e madhe sepse ajo është forma me të cilën mund t’ua bëjmë të qartë njerëzve fenë e tyre dhe shkaqet e shpëtimit. Ajo është detyra e profetëve dhe e pasueve të tyre me mirësi.

Shejkh AbdulAziz bin Baz
(All-llahu e mëshiroftë!)

 Marrë nga faqja zyrtare e shejkhut:
http://www.binbaz.org.sa/mat/2297

 Përshtati në Shqip:
Muhammed Abdullahi Ebu Umer
16 Rabiunilahir 1429

22/04/2008
Durrës

  


1 Transmeton Bukhariu dhe Muslimi
2 Surja Nahl: 125
3 Surja Jusuf: 108
4 Transmeton Muslimi
5 Transmeton Bukhariu dhe Muslimi