Rrjete sociale:

twitterfacebookGoogle PlusYou Tube

Videot më të shikuara

Kush është në linjë

Gjithsej 785293

Aktualisht janë 16 vizitorë dhe asnjë përdorues në linjë

Imam ibnul-Xheuzi ka thënë:

القاص هو الذي يتبع القصة الماضية بالحكاية عنها و الشرح لها
Tregimtar është ai që merret me tregimin e gjërave të shkuara, duke folur për to dhe duke i shpjeguar.” 

Transmeton Ibn Maxheh me sened të mirë nga Abdullah ibn Umer radijAllahu anhuma se ka thënë:

لم يكن القصص في زمن رسول الله صلى الله عليه و سلم و لا زمن أبي بكر و لا زمن عمر
"Nuk ishin tregimet metodë daveti (të njohura) në kohën e të Dërguarit sal-lallahu alejhi ue sel-lem, as në kohën e Ebu Bekrit dhe as në kohën e Umerit."

Transmetojnë Imam Ahmedi dhe Taberani nga Saib bin Jezid se ka thënë:

إنه لم يكن يقص على عهد رسول الله صلى الله عليه و سلم و لا زمن أبي بكر و لا زمن عمر
"Nuk kanë treguar tregime në kohën e të Dërguarit sal-lallahu alejhi ue sel-lem, as në kohën e Ebu Bekrit e as në kohën e Umerit.

Transmeton Imam Taberani nga Amr bin Zerarate se ka thënë:

وقف علَيَّ عبد الله بن مسعود و أنا أقص فقال: يا عمرو ! لقد ابتدعت بدعة و ضلالة أو إنك لأهدى من محمد صلى الله عليه و سلم و أصحابه
Ndaloi tek unë një ditë Abdullah Ibn Mes'udi, kur po tregoja një tregim dhe më tha: O Amr, me të vërtetë ke bërë një bidat dhe humbje ose je më i udhëzuar se Muhammedi sal-lallahu alejhi ue sel-lem dhe shokët e Tij."

Transmeton Ibn Ued-Dahu me senedin e tij tek libri "Bidatet dhe ndalimi prej tyre" nga Dah-haku se ka thënë:

رأيت عمر بن عبد العزيز يسجن القصاص و من يجلس إليهم 

و فيه أيضا عن همام بن الحارث التيمي قال:"لما قص إبراهيم التيمي أخرجه أبوه من داره و قال: ما هذا الذي أحدثت " 

و فيه أيضا عن معاوية بن قرة أنه قال: " كنا إذا رأينا الرجل يقص قلنا هذا صاحب بدعة"
"E kam parë Umer ibn AbdulAzizin t’i burgosë tregimtarët dhe kush ulet me to." 

Gjithashtu po në këtë  burim transmetohet nga Hemmam ibnil-Harith et-Tejmij se ka thënë: 

"Kur Ibrahim et-Tejmij tregoi një histori e nxori babai i tij nga shtëpia dhe i tha: “Çfarë është kjo risi!”

Gjithashtu nga Muauijeh bin Kur-rah transmetohet se ka thënë:

"Kur shikonim dikë që merrej me tregime, thonim për të: “Ky është veprues i bidatit.”

Kështu ishte cështja tek selefët të cilët na kanë paralajmëruar ndaj kësaj risie e cila sot ka institucion dhe konsiderohet nga medodat më efikase në davet. Habitesh kur shikon një libër i cili flet për Palestinën dhe padrejtësinë që i bëhet muslimanëve në atë vend dhe fillon libri nga faqja e parë me tregimin “Ujku po pinte ujë në lumë dhe pak më poshtë po pinte uje delja...”

Shikojmë gjithashtu hytbe dhe mësime që cdo ditë e më shumë mbushen me tregime “Doli gjarpri nga varri.” etj. 

Tregimi i historive nga Kurani dhe Suneti eshte metodë e Ehli Sunetit por këtë metodologji duhet ta mësojmë dhe praktikojmë siç e kanë bërë selefët dhe të kufizohemi e ndalojmë aty ku ata kanë ndaluar.

Marrë nga libri:

“El-huxhexhul Kauijeh”

Shejkh Abdus-Selam bin Berxhes

(Allahu e mëshiroftë!)

Përshtati në shqip

Muhammed Abdullahi Ebu Umer

Durrës